Aksident me një të plagosur rëndë në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Dvoran.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta, kur shtetasi Olgert Jahaj, 38 vjeç, banues në fshatin Kamenicë dyshohet të ketë humbur kontrollin e mjetit tip motor që drejtonte dhe për pasojë është rrëzuar në kanal.

Burime policore thanë se 38-vjeçari në momentin e aksidentit ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara, duke humbur keshtu kontrollin e mjetit motor dhe me pas ka rreshqitur me shumë se 30 metra në asfalt e ka përfunduar në kanal në anë të rrugës nacionale.

Nga goditja, 38-vjeçari mësohet se udhëtonte pa skafandër duke marrë kështu plagë të shumta në trup dhe kokë, i cili pasi ka marre ndihmën e parë në Spitalin e Korçës është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, pasi gjendja e 38-vjeçarit mësohet se eshte e rende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *