E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Moti i keq përfshin Greqinë, stuhitë e shiut përmbytin ishullin dhe rrëzojnë pemët

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë. Sipas ekspertëve stuhia e fuqishme do godasë vendin për disa ditë.

Më problematike situata paraqitet në zonën e Zakynthos për ditën e sotme, ku që nga mëngjesi janë shkaktuar probleme serioze. Shumica e vështirësive janë hasur në rrjetin rrugor të ishullit.

Reklamë

Konkretisht, për shkak të akumulimit të ujit dhe mbeturinave, probleme janë regjistruar në rrugët që lidhin fshatrat Agios Kirikas me Kallipados, si dhe Sarakinado me Agios Kirikas. Përmbytje po ndodhin edhe në fshatin Romyrio, ndërsa rrëshqitje të vogla shkëmbinjsh janë shkaktuar në Lithakia, shkruan “Protothema”.

Në të njëjtën kohë, në Agios Leontas, një pemë e madhe është rrëzuar dhe ka bllokuar plotësisht trafikun, me ekipet që përpiqen ta heqin atë.

Reklamë

Autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur drejtojnë automjete në zonat e prekura.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë