Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Kushner: Brenda pak javësh mund të njoftojmë hapa të...

Lavrov: Jemi gati për negociata me Kievin, por pa...

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve: Një gjykatës...

Zhduket në Detin e Javës anija me mbi 240...

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi...

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të Bashkisë

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më...

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin, si paraqitet situata në 12 qarqet e vendit

23 Nëntor 12:48

Gjatë 24 orëve të fundit, situata paraqitet përgjithësisht drejt stabilizimit, megjithëse në disa qarqe vijojnë problematikat e akumuluara nga prurjet e larta të lumenjve, rrëshqitjet e dherave dhe dëmtimet në infrastrukturë. Nivelet e shumicës së lumenjve janë në rënie, ndërsa hidrovorët në zonat më të prekura po punojnë me kapacitet të plotë.

Forcat e emergjencave, Forcat e Armatosura, strukturat vendore dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë mbeten në terren për normalizimin e situatës dhe mbajtjen nën kontroll të zonave me risk.

SITUATA SIPAS QARQEVE

QARKU VLORË
• Hidrovorët e bashkisë Vlorë janë në punë me kapacitet të plotë.
• Niveli i lumit Vjosë në Novoselë vazhdon me trend ulës.
• Gjatë ditës së djeshme, në ndihmë të situatës erdhën edhe forcat e Njësisë së Komandës Mbështetëse.
• Bashkia Sarandë: Situata mbetet në monitorim në fshatin Çukë, në argjinaturën e lumit Bistricë. Ditën e djeshme në këtë zonë operuan 10 efektivë të FA me mjete, në ndihmë të banorëve të zonës.
• Forcat operacionale kanë punuar për normalizimin e situatës në rrugët që lidhin disa fshatra në bashkitë Finiq, Konispol dhe Delvinë, ku ka pasur prani dherash.
⸻
QARKU FIER
• Ekipet e emergjencave janë në ndihmë të banorëve në fshatrat Çerven dhe Ferras, ku janë 25 banesa me prani uji, brenda argjinaturës së lumit Vjosë.
• Sot lumi Seman është tërhequr në kuota të sigurta, me rënie prej 70 cm.

QARKU KORÇË
• Situata në njësitë administrative Bulgarec, Vithkuq, Drenovë, Mollaj është qetësuar. Uji është tërhequr dhe vijon puna për normalizimin e plotë.
• Vazhdon puna për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumenjve Devoll dhe Dunavec. Në ndihmë kanë ardhur edhe 20 forca nga FA.
• Lumi Devoll ka ulur nivelin me disa centimetra.
• Fshati Sheqeras nuk rrezikohet për përmbytje të banesave, por ka prani uji në sipërfaqet bujqësore.
• Vëmendja është përqendruar në infrastrukturën e fshatrave Moçan, Desmire, Osoje dhe Gjinikas.
• Po punohet gjithashtu në fshatrat Senisht dhe Dolan, ku ka pasur rrëshqitje dherash.
• Në Pustec situata paraqitet e qetë, ndërsa forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë për largimin e ujit nga bodrumet e katër banesave.
• Në bashkinë Pogradec janë evidentuar rreth 50 raste dëmesh në banesa dhe në 4 ura.
• Janë konstatuar problematika në Unazën e Qytetit dhe në Hudenisht, ku po punohet për neutralizimin e situatës.
• Ekipet vijojnë punën edhe në Kolonjë, në fshatin Qinam dhe në fshatrat Mesickë dhe Taç i Poshtëm.

QARKU LEZHË
• Në bashkinë Lezhë vijon të jetë nën ujë një sipërfaqe rreth 220 ha.
• Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë.
• Tek argjinatura në Lagunën Vain vijon puna për riparimin e digës së dëmtuar.
• Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat kanë pësuar rritje, por mbeten brenda kuotave normale.
• Në bashkinë Kurbin po vijojnë punimet në shtratin e lumit Drojë, edhe me mbështetje nga FA.
• Në Mamurras ka një sipërfaqe rreth 300 ha nën ujë.
• Në bashkinë Mirditë problematik mbetet aksi rrugor Rrëshen–Bukmirë, ku ulja e bazamentit të rrugës krijon vështirësi në qarkullim. Po punohet në disa segmente rrugore dhe pranë disa banesave ku ka pasur rrëshqitje dherash.

QARKU DIBËR
• Vijon puna për stabilizimin e situatës në aksin rrugor qytet i Vjetër – qytet i Ri, pranë terminalit.

QARKU BERAT
• Në bashkinë Berat nivelet e lumit Osum kanë shënuar rënie të theksuar. Lumi është brenda shtratit të vet dhe ujërat në tokat bujqësore të fshatrave të njësisë administrative Velabisht janë tërhequr në pjesën më të madhe.
• Në bashkinë Dimal situata po vjen drejt përmirësimit.

QARKU GJIROKASTËR
• Po punohet nga ekipet në terren në bashkinë Dropull, ku ura që lidh aksin rrugor kombëtar me fshatrat Glinë, Peshkëpi e Poshtme, Peshkëpi e Sipërme dhe Radat të bashkisë Dropull, si edhe fshatin Nepravishtë të bashkisë Libohovë, ka pësuar ulje si pasojë e reshjeve.
• Është bërë i mundur stabilizimi i situatës në fshatin Dhëmbel, ku dje pati shkarje të një ure.
• Në bashkinë Libohovë, tek vendi i quajtur “Shkëmbi i Dallëndyshes”, po punohet për riparimin e shkarjes së trupit të rrugës.
• Po punohet gjithashtu në aksin rrugor Suhë–Poliçan.

QARKU TIRANË
• Është ndërhyrë në fshatin Shargë, në Vorë, për largimin e ujit nga një banesë.

QARKU KUKËS
• Forcat operacionale po punojnë për normalizimin e situatës në bashkinë Kukës, ku janë evidentuar dy raste rrëshqitjesh toke në fshatrat Gjegjan dhe Morinë.

QARQET DURRËS, SHKODËR DHE ELBASAN
• Nuk paraqiten problematika të shkaktuara nga kushtet atmosferike.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në monitorim dhe në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencave për t’u ardhur në ndihmë komuniteteve në zonat e prekura.

Posted Under:
Anash Sociale Vendi
Tagged:
Bilanci Ministria E Mbrojtjes Moti i keq

Nga e njëjta kategori

Gjendet një automjet i djegur dhe armë në Burrel-Rrëshen, dyshohet se janë përdorur në një ngjarje kriminale

më shumë...

Kushner: Brenda pak javësh mund të njoftojmë hapa të rinj për negociatat në Ukrainë

më shumë...

Lavrov: Jemi gati për negociata me Kievin, por pa armëpushim

më shumë...

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve: Një gjykatës në Shqipëri merr 500 euro më shumë se kolegu në Greqi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:02

Gjendet një automjet i djegur dhe armë...

9:55

Kushner: Brenda pak javësh mund të njoftojmë...

9:43

Lavrov: Jemi gati për negociata me Kievin,...

9:15

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve:...

9:01

Elbasani sjell traditën në qendër të qytetit,...

8:44

Zhduket në Detin e Javës anija me...

8:32

“Një surprizë mund t’ju ndryshojë humorin”, parashikimi...

8:23

“Troket” vjeshta, ulen temperaturat, si do të...

11:16

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo...

10:53

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun...

10:47

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë...

10:27

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep...

10:21

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

10:02

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të...

9:58

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën...

9:34

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më...

9:08

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr...

8:57

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD...

8:39

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku...

8:34

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë...

Më të klikuarat

  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina e bashkëpunëto...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në Ukrainë do...
  • “Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb njeriun e s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.