Kete te mërkurë në vend do të qarkullojnë rryma ajri të ftohta të cilat do të sjellin ngrica në pjesën më të madhe të vendit.

 

Gjatë ditës do të ketë mot me diell e vranësira të përqendruara në verilindje. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-8m/sek. Valëzimi në dete i forcë 2-3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:  në zona malore -6 deri 8°C , në zona e ulëta  -2 deri 12°C , në zona bregdetare 1 deri 12° C.

 

Pjesa më e madhe e Ballknait do të ketë mot të kthjellët ndërsa në zona të larta malore edhe vranësira.Temperaturat negative do të sjellin ngrica në mëngjes në pjesën më të madhe të gadishullit.

 

Masat e ftohta do të pësojnë spostim drejt juglindjes së kontinenent duke mbajtur temperatura të ulëtas e ngrica që prej veriut të europeës. Anticikloni mesdhetar do të mbaje me mot me diell vende si Franca Spanja e portugalia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *