Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të premteje duke iu përcjellë një mesazh qytetarëve shqiptarë që të tregohen të kujdesshëm ndaj masave kundër koronavirusit, veçanërisht përdorimit të maskave në ambiente të mbyllura.

“Mirëmëngjes; dhe duke ju kujtuar të mos harroni maskën në mjediset e mbyllura, ju uroj një të premte të mbarë”, shkruan Rama në “Facebook”.

Me rritjen e rasteve, Ministria e Shëndetësisë vendosi mbajtjen e maskave me detyrim në ambiente të mbyllura, si në dyqane, transport publik, zyra etj., ose do të ndëshkohen me gjobë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *