Arrestohet inspektori i IKMT-së pasi mori ryshfet për të mos prishur ndërtimin pa leje në Ksamil.Oficerët e policisë në Sarandë zbuluar një skemë përfitimi abuziv mbi një ndërtim pa leje në këtë zonë bregdetare ku ishte përfshirë shtetasi A. B., me detyrë inspektor i verifikimeve në terren në Drejtorinë e Përgjithshme të IKMT-së Tiranë. Ai dyshohet se ka marrë ryshfet një sasi prej 5000 eurosh dhe 350.000 lekësh nga shtetasi V. V., me qëllim për të mos i prishur këtij të fundit një pjesë të një objekti në Ksamil, e cila rezultonte pa lejen e organeve kompetente.

Menjëherë në përfundim të veprime, Policia ka arrestuar në flagrancë inspektorin 35 vjecar banues në Tiranë si  dhe pronarin e objektit V. V., 42 vjeç, banues në Sarandë. Nga kontrolli personal që iu bë shtetasit A. B. i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 5000 euro, 350.000 lekë, një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 3 aparate celularë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *