Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis priti në një takim Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Kretë. Duke vlerësuar marrëdhëniet SHBA-Greqi, Mitsotakis, në një konferencë të përbashkët, komentoi edhe konfliktin greko-turk. Kreu i qeverisë greke tha se pretendimet e Turqisë nuk janë të drejta.

 

“Mirëpresim Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Kretë. Marrëdhëniet Greqi-SHBA nuk kanë qenë kurrë kaq të ngushta sa sot.  Mesdheu Lindor u testua nga agresioni i Turqisë, me veprime provokuese jashtë të drejtës ndërkombëtare, të cilat Ankaraja vazhdon në ujërat e Qipros. Pergjigja greke ndaj te gjitha sfidave nuk eshte tjeter pervec mbrojtjes se ligjeve tona kombetare. Në një moment kur armiqtë e vjetër bëhen miq, si Izraeli me eba dhe Bahrein, asnjë dallgë kërcënimesh dhe rivaliteti nuk duhet të ngrihet në Mesdhe. Në fund të fundit, është deti me rëndësi strategjike dhe një rajon kyç për stabilitetin global.”

 

Ndërsa Pompeo nga ana tjetër e konsideroi Greqinë një shtyllë stabiliteti në rajon.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *