Nga sheshi “Nënë Tereza”, Monika Kryemadhi deklaroi se Shqipëria, edhe në këo zgjedhje, është në rrezik.

 

Gjatë fjalimit të saj në përmbyllje të fushatës së LSI në Tiranë, kryetarja e kësaj force politike tha se në 25 prill shqiptarët duhet të zgjedhin mes një qeverie që evropiane dhe asaj totalitare.

 

“Motra dhe vëllezër, Shqipëria jonë sot është në rrezik dhe në këto zgjedhje ne kemi një mision: Si ta bëjmë Shqipërinë që të ndihet përsëri shtëpia e shqiptarëve. Të dielën shqiptarët duhet të zgjedhin: Të jetojnë në Shqipëri apo të kthehen të gjithë në azilkërkues në Evropë. Të kenë një qeveri evropiane për integrimin apo një qeveri totalitare që na çon në modelet totalitare lindore. Të kemi një qeveri koalicioni me ndarje e balancim pushtetesh apo një qeveri që është në dorë të një personi dhe merr peng të gjithë pushtetet.”

 

Ajo u zotua se LSI do të punojë që pasuritë e Shqipërisë t’i gëzojnë të gjithë shqiptarët dhe jo një grusht i vogël oligarkësh.

 

“Të triumfojë vota e lirë dhe demokracia apo blerja e votës, autoritarizmi dhe fuksat e patronazhizmit të Edi Ramës. Të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit apo një qeveri që kthehet në makth për njerëzit. Të kemi një qeveri që shpenzon paratë e shqiptarëve me garë dhe meritokraci apo një qeveri që i shpenzon për klientët e saj.  Të kemi një shtet me institucione apo të kemi një parti-shtet…Shqiptarët do të votojnë për ndryshimin, do të votojnë për ndryshimin duke votuar numrin 6, duke votuar LSI-në, sepse ne kemi dhënë zemrën dhe çdo gjë që kemi për Shqipërinë, në mënyrë të tillë që të realizojmë atë ëndërr të qindra e mijëra shqiptarëve që luftuan për liri dhe demokraci. Për të pasur një Shqipëri europiane, për të pasur një Shqipëri të vërtetë, atë që kanë ëndërruar studentët e Lëvizjes së Dhjetorit, atë që kanë ëndërruar partizanët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, atë që kanë ëndërruar prindërit tanë, të cilët kanë punuar për ndërtimin e Shqipërisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *