Subscribe

Një mbrëmje gala e spektaklit “Miss Universe Albania and Kosovo” do të vijë sonte live nga Pallati i Kongreseve në ekranin e Vizion Plus dhe Klan Kosova.

 

Nën moderimin e Teni Vllacaj dhe këngëtares Soni Malaj, kjo natë finale do të rezervojë shumë surpriza dhe të ftuar specialë, si Anxhela Peristeri, Marsela Çibukaj, Capital T, e plot emra të tjerë.

 

30 pjesëmarrëset do të sfilojnë përpara një jurie të përbërë nga Evi Reci, Adrola Dushi, Armina Mevlani, Labinot Gashi etj., dhe do të njihen edhe me çmimet kryesore, ndër të cilat do të rrëmbehen dhe kurorat për dy më të bukurat e Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Mbrëmja do të transmetohet ekskluzivisht në Vizion Plus dhe në Klan Kosova në orën 21.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *