Subscribe

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh se paketa “Anti-KÇK”, e cila u miratua këtë të premte, konsiston në krijimin e një strukture hetimore të paprecedentë brenda Policisë së Shtetit. Në shënjestër të saj do të jetë çdo person i dyshuar si i përfshirë në grupe kriminale, si dhe ata që fshehin pasuritë duke i mbajtur në emrin e tyre.

Ky ligj i heq Prokurorisë komepetecën e përgjimit të personave në hetim, duke ia dhënë këtë të drejtë Policisë së Shtetit.

Po ashtu, “Anti-KÇK” parashikon që policia mund të kufizojë lirinë e lëvizjes së individit, pa një vendim gjykate.

“Do të forcohet dhe ashpërsohet lufta ndaj krimit të organizuar. Vendimet e miratuara sjellin ndryshime në ligjin anti-mafia dhe kodin penal. Të gjitha këto ndryshime janë në vendmarrje të Kuvendit. Akti themelor është akt normativ dhe ka të bëjë me pasurinë e atyre që janë pjesë e grupeve kriminale. Barra e provës do të qëndrojë mbi ta për të justifikuar paligjshmërinë e pasurisë së tyre. Subjekt i kësaj pakete janë edhe ata që për të fshehur pasurinë i kanë lënë në emrat e palëve të treta. Do të konsiderohen të pavlefshme. Ata do të japin llogari një më një. Pjesa tjetër ka të bëjë me vendime nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorirëve, siç ishte rasti i fundit i gjykatës së Fushë-Krujës. Me këtë paketë institucionet e reja do të kenë mekanizma të reja. Do ndëshkohet çdo magjistrat që merr guximin që të shkelë ligjin”, deklaroi Etilda.

Gjonaj u shpreh se ky akt normativ hyn ne fuqi menjëherë dhe ka të bëjë me pasurinë e atyre që janë dënuar për krim, krim të organizuar dhe terrorizëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *