Zgjedhje e Sandër Lleshaj në krye të ministrisë së Brendshme është një vendim që tashmë lë shumë hapësirë për të menduar në lidhje me situatën politike që do të ndodhë në vend.

 

Në Real Story, të pranishmit në tryezën e debatit kanë diskutuar se çfarë do te ndodhë tashmë me ardhjen e ministrit Lleshaj në krye të ministrisë, a do të jetë ai një person i sulmuar nga opozita për shkak të mundësive që tashmë Meta ju ka ofruar. Si do te ndikoje nje zgjedhje e tille ne situaten politike te vendit.

 

Në fjalën e tij Çim Peka, ka theksuar se Meta ka fituar simpatinë e opozitës, duke i bërë një favor opozitës, duke bëre që opozita tashmë ka shumë argumente që të merret me Sandër Lleshaj. Ky është një ministër me njolla theksoi ai.

 

Ndërsa nga ana tjetër analisti Skënder Minxhozi deklaroi se opozita sot, pa një prezence si e Ilir Metës, është me një minus të madh. Kjo duket. Sipas tij hija e Edi Ramës ështe shumë e rënde në politiken shqiptare, i duhet nje balancim.

 

Gjithashtu në këtë debat është diskutuar dhe në lidhje me sfidën që e pret tashmë Sandër Lleshaj në postin e ministrit, pas dorëheqjes së Xhafës i cili në ikje deklaroi se ka shumë punë për tu bërë dhe shumë informacione do të dalin në pah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *