E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ministria e Shëndetësisë:139 raste me COVID-19, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 595 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 139 qytetarë.

 

Reklamë

Rastet pozitive kanë rezultuar 97 në Bashkinë Tiranë, 12 në Fier, 10 në Lushnje, nga 5 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 4 në Sarandë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë, Himarë, Delvinë.

 

Reklamë

Janë 791 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

 

Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,095 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (19 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 139

Të shëruar në 24 orë 26

Të shtruar në spitale 8

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 595

Testime totale 1,838,305

Raste pozitive 277,409

Raste të shëruara 273,121

Raste Aktive 791

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 587

Fier 64

Vlorë 55

Lezhë 25

Durrës 21

Gjirokastër 10

Korçë 9

Berat 7

Shkodër 6

Elbasan 4

Dibër 2

Kukës 1

Vazhdo të lexosh

Reklamë