E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Ministria e Arsimit: Procesi mësimor nis më 17 shtator

Viti i ri shkollor në sistemin parauniversitar do të nisë më 17 shtator, pas tre muajsh pushime. Ministria e Arsimit ka bërë publik vendimin, duke theksuar se të gjithë nxënësit do të ulen në bankat e shkollave të hënën e tretë të muajit shtator. Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit janë përcaktuar edhe periudhat e pushimeve, bazuar në festat kombëtare. Gjithashtu, Ministria e Arsimit ka nxjerrë edhe një tjetër udhëzim, sipas të cilit, nuk do të lejohet mbajtja dhe përdorimi i telefonave celularë gjatë orëve të mësimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë