E hënë, 12 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministri i Brendshem i Holandës kundër opozitës: Shifrat e kriminalitetit të shqiptarëve janë në ulje

Në një kohë që në parlament, partite populiste kanë kërkuar rikthimin e përkohshëm të regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, duket se ne qeverinë holandeze kanë tjetër mendim.

Ministri i Brendshëm I është përgjigjur me shifra akuzave nga rivalet politik të cilët re kishin argumentuar rikthimin e vizave për shqiptarët me faktin se shifrat e krimit të organizuar të dominuar nga shqiptarët në Holandë kanë ardhur në rritje.

Reklamë

Ministri I Brendshëm në reagimin e tij ka nxjerre shifrat zyrtare te personave te dyshuar shqiptare, që tregojnë të kundërtën e pretendimeve të populisteve pasi kanë ardhur në ulje nga viti ne vit.

Sipas qeverisë holandeze në vitin 2016 ishin 710 persona të dyshuar shqiptare, në vitin 2017 janë 499 dhe në vitin 2018 janë 476.

Me herët edhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në një reagim të sajin për mediat konfirmojë se nuk ka asnjë tregues që ti japë të drejte qeverisë holandeze dhe Komisionit Europian, rikthimin e vizave për Shqiptarët nga ky vend, aq më teper që edhe shifrat e shqiptarëve që hynë në mënyrë të paligjshme në këtë vend kanë rënë ndjeshëm sikurse edhe shifrat e kriminalitetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë