E shtunë, 24 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ministri Hasani në Akademinë Diplomatike të Budapestit: Integrimi rajonal është faktor kyç për të ardhmen tonë

Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nënvizoi se sot rajoni e gjen veten në një moment veçanërisht të paparashikueshëm dhe integrimi në BE është garancia e vetme për një Ballkan Perëndimor paqësor, të sigurt dhe të begatë.

Në fjalën e tij në Akademinë Diplomatike të Budapestit, kryediplomati shqiptar theksoi gjithashtu rëndësinë e miratimit të një qasjeje të qëndrueshme strategjike të BE ndaj rajonit.

Reklamë

“Roli i Shqipërisë në promovimin e bashkëpunimit rajonal përmes Procesit të Berlinit, angazhimi i saj me “armiq historikë”, edhe në rrezik të kostove politike brenda vendit dhe ndërmjet shqiptarëve në rajon, është i njohur gjerësisht dhe dëshmon angazhimin tonë në idenë e nxitjes së bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mire. Ne besojmë se integrimi rajonal është një faktor kyç për të ardhmen tonë. Është i qenësishëm për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”,  tha Hasani.

Ministri Hasani gjithashtu deklaroi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit  duhet të ecë përpara dhe gjendja e Bosnje Hercegovinës duhet të trajtohet urgjentisht. Zgjidhja e këtyre dy situatave, sipas tij,  do të heqë padyshim dy pengesa të rëndësishme në rrugën e integrimit dhe bashkëpunimit rajonal. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë