Subscribe

Një vit e gjysmë pas marrëveshjes së arritur me kryeministrin Edi Rama, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, kërkon që përcaktimi i kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë të nisë të gjykohet sa më shpejt nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë.

 

Kur të dyja vendet ende zyrtarisht nuk kanë bërë të njohura dosjet me pretendimet përkatëse, shefi i diplomacisë greke vlerësoi:

 

“Përmbushja e kësaj procedure për ne ka rëndësi të veçantë dhe të dyja vendet duhet që t’i zgjidhin diferancat në bazë të të drejtës ndërkombëtare dhe kryesisht asaj të detit. Është shumë e rëndësishmë sesi ne të përshpejtojmë hapat për të përmbushur çështjet teknike në mënyrë që të depozitojmë sa më shpejt dokumentet në Gjykatën e Hagës.”- tha Dendias.

Çështja e kufizimit të zonave detare mes dy vendeve, ku Greqia kërkon të zgjeroje me 12 milje ujërat e saj territoriale në detin Jon dhe nga Edi Rama është deklaruar se kjo kërkesë sipas Konventës Ndërkombëtare e të Drejtës së detit ushtrohet aty ku është e mundur, nuk ishte e vetmja. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka i kërkoi homologut të saj se çështje që kërkojnë zgjidhje janë ligji i luftës dhe pronat e komunitetit çam.

 

“Shpresojmë që konstruktiviteti dhe vullneti i mirë për të kërkuar një zgjidhje të pranueshme reciprokisht në një çështje kaq të vështirë sa ajo e hapësirave detare, mund të shërbejë si një shembull i qasjes konstruktive me të cilën vendet tona mike mund të fillojnë diskutimet edhe për çështje të tjera, sado të vështira që kemi trashëguar nga historia e nga periudha tragjike e Luftës së Dytë Botërore, siç është nevoja për të abroguar Ligjin e Luftës, apo çështja e të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të njeriut të komunitetit çam.”– u shpreh Ministrja.

 

Kërkesës së shefes së diplomacisë shqiptare, për të njohurën si “çështja çame” që prej dekadash kërkohet që të dëbuarve nga Çamëria t’u njihet e drejta e rikthimit të pronës apo dëmshpërblimit, Nikos Dendias iu përgjigj me ftesën për të diskutuar për çështjet që shqetësojnë sot minoritetin grek në vendin tonë dhe mbi 600 mijë shqiptarëve në Greqi.

 

“Abrogimi i ligjit të luftës është diçka që duhet të shkëputemi dhe ne duhet të bashkëpunojmë këtu në mënyrë që pikat historike për abrogimin e tij të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur. Dua të jem i çiltër me ju, kjo do të thotë që ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike, që kanë të bëjnë me palën greke. Në nuk mendojmë se nuk janë gjërat fiks ashtu siç paramendohen. Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese sepse kjo do të na çojë në pasoja të niveleve të shumëfishta, ku Greqia do të vendosë pastaj çështje të tjera që kanë të bëjnë edhe me itinerarin tuaj në Evropë. Takova minoritetin grek këtu dhe më bën mua zërin e problematikave të tyre.”- tha ministri grek.

 

Agresioni rus ndaj Ukrainës dhe mbështetja e Greqisë në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare e Bashkimit Evropian me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut ishte dy nga temat e diskutuara mes dy ministrave të jashtëm. Pas takimit kokë më kokë me Olta Xhaçkën, Nikod Denias pati një të tillë edhe me Edi Ramën. Takimet me ministren e jashtme dhe kryeministrin të Nikos Dendias u prinë nga ato me përfaqësues të minoritetit grek në Himarë dhe kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *