E martë, 13 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mijëra pelegrinë në Tomorr, bllokohet trafiku për disa orë

Mijëra njerez janë bërë edhe këtë vit, pjesë e pelegrinazhit në malin e Tomorrit.

Fluksi i madh i pelegrinëve ka shkaktuar radhë kilometrike mjetesh. Rruga për në Teqenë e Kulmakut mbeti rreth 4 orë e bllokuar ku nuk kaloi dot asnjë makinë.

Reklamë

Edhe pse është investim i të fundit, kjo rrugë është e ngushtë dhe nuk mund të shkëmbehen dy mjete.

Festa e Bektashinjve, e cila ka filluar me datë 18 gusht, kulmon me pelegrinazhin këtë të diel dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht.

Reklamë

Gjatë festimeve, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë vendit ku vesohet se ka shkelur Abaz Aliu, kryhen ritet fetare, ku çdo pelegrin lutet për shëndet e paqe në familjete tyre.

Mali i Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit, për bektashinjtë përmban disa vende të shenjta për shkak të gjurmëve që ata besojnë se i ka lënë Abaz Aliu, pjesëtar i familjes së Profetit Muhamed.

Vazhdo të lexosh

Reklamë