E martë, 13 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

U bllokua për 26 orë në një shpellë në Itali, shpëtohet me sukses 31-vjeçari pas një operacioni të vështirë

Një 31-vjeçar është shpëtuar pas 26 orësh i bllokuar në një shpellë në Sardenjë të Italisë, pasi një shembje shkëmbinjsh bllokoi daljen e saj të dielën, më 11 tetor.

Luca Olmeto ndodhej rreth 10 metra nën tokë, në shpellën Gorropeddu, në pjesën qendrore-lindore të Sardenjës, kur ndodhi shembja që i preu rrugën e daljes.

Reklamë

VIDEO- Operacioni i shpëtimit

Ai po eksploronte shpellën së bashku me partneren e tij, e cila ndodhej disa metra pas tij. Gruaja arriti të shmangte shembjen, doli e padëmtuar dhe njoftoi menjëherë autoritetet.

Reklamë

Pas alarmit, ekipet e shpëtimit nisën një operacion të vështirë për largimin e shkëmbinjve që kishin bllokuar kalimin e ngushtë. Puna vijoi pa ndërprerje, ndërsa 31-vjeçari mbeti i bllokuar në brendësi të shpellës.

Gjatë gjithë operacionit, ai qëndroi i vetëdijshëm dhe arriti të komunikonte me shpëtuesit, duke u dhënë atyre mundësinë të ndiqnin gjendjen e tij deri në momentin e ndërhyrjes.

Pas rreth 26 orësh pune, shpëtuesit arritën ta nxirrnin në sipërfaqe, të hënën pasdite. Ai iu dorëzua menjëherë personelit mjekësor, i cili i dha ndihmën e parë dhe organizoi transportimin e tij me helikopter drejt spitalit.

Në operacion morën pjesë zjarrfikësit italianë dhe ekipet e specializuara të shpëtimit në shpella.

Pas më shumë se një dite ankthi, aventura e speleologut 31-vjeçar përfundoi me sukses, falë ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.