E martë, 13 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

SPAK dhe Policia e Shtetit operacion kundër klandestinëve, lëshohen disa masa sigurie

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një operacion kundër veprimtarisë së paligjshme të kalimit të kufirit dhe ndihmës për emigrantët klandestinë.

Reklamë

Në kuadër të operacionit, mësohet se janë firmosur disa masa sigurie ndaj personave të dyshuar për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit dhe për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.

Deri më tani, nuk ka të dhëna të tjera zyrtare lidhur me numrin e personave ndaj të cilëve janë caktuar masat e sigurisë, identitetin e tyre apo llojin e masave të vendosura, raporton gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.

Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje nga SPAK dhe Policia e Shtetit lidhur me rezultatet e operacionit dhe veprimet e mëtejshme hetimore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.