E enjte, 5 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

“Metrofest” hap arkivat

 

Pesë vepra shqiptare të arkivave që për një arsye nuk e kanë prekur kurrë skenën teatrale, tanimë kanë një koncept regjisorial për t’iu prezantuar publikut kryeqytetas.

 

Përzgjedhja e veprave është bërë nga Sonila Kapedani, regjisorja që njihet për hulumtimin në arkiva, ndërsa konceptet regjisoriale janë fituar, pasi veprat i janë prezantuar regjisorëve të rinj e të vjetër.

Reklamë

 

Vepra e Camaj ngjitet në skenë në regjinë e Shkëlzen Berishës.

 

Por, emocionet më të mëdha i kanë regjisorët e rinj që e kanë këtë sfidën e parë me publikun.

 

I konceptuar si një festival, ku jehona është për veprat e pluhurosura në arkiva,në këtë festival rivjen edhe vepra e at Zef Pllumit “Rrno për me tregue” me regji të Milto Kutalit dhe nën interpretimin e Arben Derhemit.

Më shumë video

Reklamë