E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Vendi

Meta vazhdon fushatën e dhurimit të gjakut, këtë herë në Sarandë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta  ishte këtë të premte në Sarande, pjesë e nismës së ndërmarrë “Aleanca për Dhurimin e Gjakut.

 

Reklamë

Në fjalën e tij kreu i shtetit ka falenderuar kryetaren e Bashkisë, Floriana Koka, e cila bashkarisht me qytetarët sarandiote iu përgjigjën që në fillim e në mënyrë konkrete thirrjes së kreut të shtetit dhe të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”.

“Saranda është një nga ato qytete ku problematika është serioze sa i takon përqindjes së banorëve me talasemi. Apeloj që ky proces cilësor i dhurimit vullnetar të gjakut, i nisur sot, të vazhdojë. Bashkëpunimi mes të gjitha palëve për informimin e qytetarëve e të rinjve, sidomos që fëmijë, është shumë i rëndësishëm, që të merren masa parandaluese për të stabilizuar të gjitha parametrat dhe për të pasur këtë problematikë nën kontroll.”

Reklamë

 

Kreu i Shtetit tha se Qëllimi i kësaj nisme është që në vitin 2020 ne të arrijmë atë objektiv të vendosur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që dhurimi i gjakut të jetë një proces tërësisht i garantuar në mënyrë vullnetare, i stabilizuar e afatgjatë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë