Subscribe

Në shtator dosjet e ish bashkëpunëtorëve të regjimit komunistë do të rindezin debatin mes mazhorancës dhe opozitës.

 

Partia Socialiste kërkon rivlerësim të certifikatave të pastërtisë ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike zyrtare hapjen e të gjitha dosjeve me përjashtim të atyre që cënojnë sigurinë kombëtare.

 

Në propozimet e dy forcave politike Simo Mirakaj dhe Nebil Çika të cilët janë angazhuar ndër vite në këtë çështje kanë rezervat e tyre.

 

NEBIL ÇIKA

ISH KRYETAR I SHOQATES ANTIKOMUNISTE TE TE PERNDJEKURVE POLITIKE

 

Të bëhet një lustracion dhe një dekomunistizim i Shqipërisë, por jo i një pjesë siç duan këta. Në qoftë se bëjnë vetëm bashkëpunëtorët dhe mbrojnë punëtorët e partisë ku farkëtohëj lufta e klasave dhe për pasojë erdhi i gjithë ai krim në ndodhi në Shqipëri e kanë kot.

 

SIMON MIRAKAJ

ISH ANETAR, AIDSSH

 

Ligjet kanë nëvojë për ndryshime, nuk ka dyshim. Nëse ligji është në shërbim të demokracisë është i mirëpritur, ndërsa, nëse ligji është në shërbim të partisë mendoj që është fatkeqësi për vendin.

 

Nebil Çika ish-kryetari i shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politik thotë që dosjet e ish sigurimit të shtetit mos të përdoren si shantazh ndaj politikanëve dhe të gjithë të punësuarve në administratën shtetërore.

 

Sipas tij, në ligj të sanksionohet se kush del i përfshirë, të përjashtohet.

 

NEBIL ÇIKA

ISH KRYETAR I SHOQATES ANTIKOMUNISTE TE TE PERNDJEKURVE POLITIKE

 

Një dosje që e kanë disa njerëz në dorë, po themi ish kryeministra, ish drejtues të shërbimit informativ apo oficera të shërbimit informativ i shantazhojnë për problemet e tyre personale. Nuk ka pse ta deklarojë ai vetë. Kryetari i parlamentit po themi të kërkojë gjithë dosjet e deputetevë dhe ata që janë i nxjerr jashtë politikës si në rastin e ligjit të dekriminalizimit.

 

Referuar rastit të ish presidentit Ilir Meta për të cilin Autoriteti i Dosjeve dhe Kuvendi dyshojnë se është një bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, Mirakaj dhe Çika thonë se ligji nuk e pengon ish kreun e shtetit të marrë dosjen dhe ta bëjë publike atë.

 

SIMON MIRAKAJ

ISH ANETAR, AIDSSH

 

Deri sa dyshohet, mirë është që t’i shmangim edhe këto dyshime, le të bëhen verifikimet e duhuara, nuk ka asgjë të keqe.

 

NEBIL ÇIKA

ISH KRYETAR I SHOQATES SE ANTIKOMUNISTE TE TE

PERNDJEKURVE POLITIKE

 

Nuk ka pas përjashtime se nuk kanë gjet material, ka pas përjashtime me urdhëra politik. Dmth, në kohën kur urdhëronte Sali Berisha që filani dhe filani të kalonin, dhe në kohën kur urdhërontë Fatos Nanon që filani të kalonte. Zoti Meta, mund ta kishtë zgjidhur tani. Të shkonte dhe ta kërkonte dosjen e vet. Ata e kanë dosjen, përderisa ia kanë dërguar parlamentit, dhe të thotë nuk jam unë, ja ku është. Fakti që nuk shkon ta bëjë këtë…!

 

Dhe kjo vlen për të gjithë si për viktimat, për spiunët dhe autorët e krimeve të komunizimit.

 

Edhe pse ndër vite është hedhur teza e korrigjimit, dëmtimit apo edhe e zhdukjes së dosjeve të caktuara, Nebil Çika e rrëzon atë.

 

NEBIL ÇIKA

ISH KRYETAR I SHOQATES SE ANTIKOMUNISTE TE TE PERNDJEKURVE POLITIKE

 

Dosjet janë atje që të gjitha. Edhe nëse zhduket një dosje personale automatikisht të del, pra unë të kam spiunuar ty, kam zhdukur dosjen time, por jo tënden dhe aty është i gjithë materiali im, më firmat, me gjeneralitetet, me pseudonimet, është te dosja jote.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *