E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: Të ndalet largimi i të rinjve nga vendi, kemi nevojë më shumë se kurrë për shpresë

Presidenti Ilir Meta iu bën thirrje të rinjve që të ndalojnë së larguari nga vendi, pasi janë shpresa më e madhe e tonë dhe investimi më kyç për të ardhmen.

Kreu i shtetit nënvizoi se të rinjve u duhen ofruar më shumë shpresë dhe alternative edukimi e punësimi në vendin tonë.

“Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi më kyç për të ardhmen. Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë, në radhë të parë. Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe! U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe punësimi. Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë