E mërkurë, 28 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 34 minuta më parë
Video · Vendi

Meta takon në Vatikan, Papa Franceskun: Krenar që jemi vendi i Nenë Terezës dhe Ernest Troshanit

Presidenti Ilir Meta, u prit sot në një audiencë të posaçme nga ati i shenjtë, Papa Françesku, në Vatikan.

 

Reklamë

Gjate takimit me atin e shenjte presidenti Meta e falënderoi atë për lartësimin mbarëbotëror të simbolit më domethënës  shpirtëror të kombit shqiptar, Nënë Terezës, përmes shenjtërimit të saj. Të dy nënvizuan rëndësinë e jashtëzakonshme që merr në ditët e sotme modeli shqiptar i harmonisë ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare.

 

Reklamë

Ata ranë dakord për të vijuar  bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe selisë së shenjtë për promovimin e mëtejshëm të kësaj vlere në mbarë botën.

 

Ati i shenjtë vlerësoi forcën e shqiptarëve dhe përkushtimin e tyre për t’u ringritur shpirtërisht pas periudhës së gjatë të shtypjes dhe ndalimit të besimit.

 

Papa nënvizoi edhe arritjet e deritanishme të Shqipërisë veçanërisht në fushën e lirisë së besimit dhe shprehu mbresat e tij të jashtëzakonshme nga vizita në Shqipëri dhe mikpritja që ju rezervua gjatë kësaj vizite historike.

 

Presidenti Meta dhe Papa Francesku diskutuan gjithashtu edhe për çështjen e emigracionit, luftën kundër varfërisë, rëndësinë e ruajtjes së ambientit dhe kujdesin ndaj familjes dhe veçanërisht ndaj gruas dhe fëmijëve, në këndvështrimin e ndërtimit të një shoqërie më njerëzore dhe të një bote në paqe.

Më shumë video

Reklamë