Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë nëpërmjet zyrës së tij një deklaratë për mediat në lidhje me situatën politike në vend dhe zgjedhjet lokale.

Meta përsërit në këtë deklarata se dekreti I tij për anulimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor, kishte për qëllim qetësimin e situatës politike dhe hapjen e mundësive për dialog për normalizimin e situatës në vend.

 

U bënë dhjetë ditë që është në fuqi dekreti i Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve më datë 30 qershor, me qëllim qetësimin e situatës dhe krijimin e mundësive për dialog, që do të normalizonte situatën politike dhe do të krijonte mundësinë për një datë të re të zgjedhjeve vendore, gjithëpërfshirëse dhe demokratike. 

 

Ilir Meta shton se nuk është momenti për prova force, për retorike përcarëse dhe provokuese por për përgjegjëshmëri maksimale në interest ë vendit dhe integrimit në Shqipërisë në BE. Kreu I shtetit rikthekson gatishmërine për të kontribuar në gjetjen e zgjidhje të shpejte.

 

Theksoj sërish se nuk është kurrsesi momenti për prova force, për retorikë përçarëse dhe provokuese, por për maturi dhe përgjegjshmëri të lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e integrimit evropian që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve.Sërish insistoj me forcë rëndësinë e dialogut mes palëve e njëkohësisht gatishmërinë time për të kontribuar për një zgjidhje sa më të shpejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *