Subscribe

Lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka paralajmëruar padi kundër Autoritetit për Hapjen e Dosjeve. Meta ka hedhur poshtë akuzat se ai ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, duke sqaruar se një grup pune po sheh rrugën që do të ndiqet kundër Autoritetit.

 

ILIR META

KRYETAR I “PARTISE SE LIRISE”

 

“Autoriteti i dosjeve do mbajë përgjegjësi ligjore për këtë shkelje të ligjeve që ka bërë, edhe në atë shkresë që i ka bërë Kuvendit. Autoriteti Dosjeve e di më mirë se kushdo që Ilir Metaj nuk ka qenë ndonjëherë bashkëpunëtor i Sigurimit se ka qenë e provuar që në kohën e të madhërishmit Sali Berisha atëherë por e di shumë mirë se kush ka qenë bashkëpunëtori në rastin konkret se ajo ndodhet në dy dosje, në dosjen e bashkëpunëtorit dhe të personit të ndjekur.”

 

Sipas Metës, akuzat janë sajuar për qëllime politike, për të hequr vëmendjen nga situata ku ndodhet vendi.

 

 

“Banda që bëri Griseldën me barrë se ka problem të bëjë shpifje të tilla. Lojëra mizore të Ramës që nuk njeh ligj, asnjë moral ligjor e njerëzor. Ai që është krenar për babain që në 89 vari poetin në mes të Kukësit qenka shqetësuar shumë për një rast të tillë që paska ndodhur në 89.”

 

Para gazetarëve Meta deklaroi se nuk shqetësohet nga asnjë ndryshim ligjor që ka lidhje me hapjen e dosjeve.

 

“Të bëjnë një dokument të posaçëm për të hapur të gjithë dokumentet e Ilir Metës që nga çerdhja”

 

 

Prej momentit të parë të publikimit të gjetjeve të Autoritetit për Hapjen e Dosjeve, Ilir Meta i ka hedhur poshtë akuzat se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *