Subscribe

Kryetari i Partisë së Lirisë ka dalë sot para medias për t’i bërë jehonë letrës së kongresmenëve amerikanë për hetimin e Mcgonigal dhe shkrimit të New York Times për ish zyrtarin e lartë të FBI.

 

“Titulli që e shikoni të gjithë është shumë i qartë: Si i shiti përtej detit shërbimet e tij agjenti i FBI-së thonë prokurorët e Uashingtonit. Sipas prokurorëve në Uashington ky agjent ndërkohë që ishte në FBI ka zhvilluar një marrëdhënie me kryeministrin Edi Rama dhe ka ndërmarrë hapa për përfitimet e këtij politikani. Nuk ka ndërmarrë hapa për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.”

 

Sipas Metës, çështja McGonigal tregoi mënyrën si qeveris Shqipërinë kryeministri Edi Rama dhe si i ndërton marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

 

“Rama e trajton Shqipërinë thjesht si një pronë private të tijën duke e shitur vetëm për interesa private pushteti dhe paraja.”

 

Meta i ka bërë apel Parlamentit të ngreje komisionin hetimor i cili mbështetet nga shumica e deputetëve të opozitës.

 

 “Do e ngrenë qytetarët shqiptarë komisionin hetimor shqiptar.”

 

Një ditë më parë mazhoranca deklaroi se ligji për komisionet hetimore do të rishikohet e deri në hartimin e ligjit të ri nuk do të votojë asnjë komision hetimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *