Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 July 2026
Vizion fokus

Përfundon protesta, qytetarët nisin marshimin nëpër Tiranë

Fier/ Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll...

“Të gatshëm t’i japim fund luftës”/ Trump bisedë telefonike...

Cristiano Ronaldo: Ky është Botërori im i fundit

Punon në shtet? Dy kritere kryesore që të përfitosh...

Miliarda lekë shtesë në buxhet nga rritja e çmimeve,...

Indeksim dhe bonuse për pensionistët, ndihmë apo dinjitet?

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Dita e 36-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra në...

Meta: Rugova burim i pashtershëm i atdhedashurisë dhe i sakrificave

5 Gusht 17:53

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi Rugovën e Pejës, iku u prit nga Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri. Kreu i shtetit e nisi ditën në Bjeshkët e Rugovës duke përshkuar me ecje për rreth dy orë së bashku me kampionin e peshëngritjes Erkand Qerimaj, rrugën që lidh Bogën me Shkrelin.

 

Me rastin e kësaj vizite, Bashkësia Territoriale Rugovë dhe Këshilli Organizativ “Rugova 2018” i dha Presidentit të Republikës me anë të kryetarit të saj, Vesel Nikçi, titullin “Mirënjohje” me motivacionin “Për kujdesin dhe angazhimin e vazhdueshëm në afirmimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të etnorajonit Rugovë”.

 

Gjatë fjalës së tij presidenti Meta vuri në dukje se është i lumtur që ndodhet në Rugovë dhe se breshkët e saj janë frymëzuese.

 

“Shpreh kënaqësinë më të madhe që ndodhem sot në mes të këtyre bjeshkëve të mrekullueshme të Rugovës, të cilat janë vërtet mjaft frymëzuese! Janë vërtet mjaft oksigjenuese. Janë vërtet një burim i pashtershëm i atdhedashurisë dhe i sakrificave për kombin e për çështjen kombëtare. Është një kënaqësi e veçantë që jam në Rugovën e Ibrahim Rugovës e të gjithë shqiptarëve! Sikurse ishte kënaqësi të shëtisja sot nga Boga në Shkrelin e Azem Shkrelit e në mjaft vise të tjera, duke shijuar këto bukuri përrallore, që kanë nevojë të vizitohen edhe më shpesh.

I ftoj shqiptarët e Rugovës e Kosovës që në këtë periudhë të vizitojnë Shqipërinë për më shumë det, dhe ne nga Shqipëria, të vijmë këtu në mal, në këto bjeshkë të mrekullueshme. Kështu turizmi do të zhvillohet në mënyrë të pandërprerë, por edhe lidhjet tona do të jenë akoma edhe më të forta. Është kënaqësi që marr pjesë në këtë veprimtari, sepse kjo mban të gjalla traditat e kësaj treve, por jo vetëm të saj. Mban të gjalla traditat tona më të mira kombëtare, folklorike, muzikore. Në këtë mënyrë edukojmë edhe brezat e rinj me dashurinë për këtë vend e për këto troje dhe forcojmë identitetin kombëtar dhe kulturor.

Përgëzimet më të mira për të gjithë ju! Për kryetarin zotin Muhaxheri, të cilit i uroj një mandat të suksesshëm, dhe njëkohësisht edhe për ansamblin ‘Rugova’ dhe për të gjithë ata që marrin pjesë në këtë veprimtari të mrekullueshme! Uroj që Kosova shumë shpejt do të përfitojë liberalizimin e vizave dhe në këtë mënyrë, të vazhdojë rrugëtimin drejt përparimit, në interes të të gjithë qytetarëve të saj, në mënyrë të veçantë në interes të të rinjve, të cilët duhet ta shohin të ardhmen e tyre në këto troje, në këto alpe. Sepse ne e dimë shumë mirë që as Austria, dhe as Zvicra nuk i kanë alpet më të bukura se ne! Por ne duhet të punojmë më shumë që të rinjtë tanë të punojnë këtu dhe këtë bukuri, që natyra u ka dhënë këtyre trojeve, me punën e edukimin e tyre, ta kthejnë në mirëqenie për të gjithë! Urime dhe suksese!”

Posted Under:
Rajoni Vendi
Tagged:
Bjeshke Kosovë meta Rugove

Nga e njëjta kategori

Fier/ Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas 9 orësh operacion, 7 familje të evakuuara

më shumë...

Dita e 36-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi “Skënderbej”

më shumë...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra në gjithë vendin, 5 janë ende aktive, por nën kontroll

më shumë...

IGJEO: Sot dhe nesër rreziku për zjarre do të jetë edhe më i lartë, ja 3 qarqet më të rrezikuara

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:41

Kujdesi për lëkurën, ja cilat janë tre...

10:37

Përfundon protesta, qytetarët nisin marshimin nëpër Tiranë

10:11

Fier/ Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet...

10:06

“Të gatshëm t’i japim fund luftës”/ Trump...

9:35

Cristiano Ronaldo: Ky është Botërori im i...

9:27

Temperaturat e larta, ja disa këshilla si...

8:53

Punon në shtet? Dy kritere kryesore që...

8:31

Miliarda lekë shtesë në buxhet nga rritja...

8:06

Indeksim dhe bonuse për pensionistët, ndihmë apo...

8:05

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në...

7:53

Dita e 36-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:12

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 16...

6:47

IGJEO: Sot dhe nesër rreziku për zjarre...

6:34

“Funerali politik i Edi Ramës”, Berisha: Populli...

6:16

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen...

5:47

Tensionet gjatë protestës së djeshme, ministri Hoxha:...

5:27

Zjarrfikësit në betejë me flakët në Tale...

4:49

Zjarri në Fier, dëmtohet baza materiale e...

4:38

Vrau efektivin Enea Mekolli dhe plagosi kolegun...

4:25

Netanyahu vizitë në Uashington, pritet takim me...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Fier, banorët në ndihm...
  • Vrau efektivin Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij, Viola...
  • SHBA/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen 8 persona, mes tyre...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.