Subscribe

Ilir Meta doli në një bashkëbisedim me gazetarët duke e nisur fillimisht fjalën e tij me nje qëndrim mbi situatën ekonomike.

 

Meta, drejtues I Partisë së Lirisë tha se situata e rëndë ekonomike është një realitet konkret dhe i pashmangshëm, një shqetësim shumë i madh për të gjithë shqiptarët, që sot sipas tij, ndihen më të rrezikuar se kurrë në përballimin e jetës së tyre të përditshme për shkak të pasojave tepër serioze të krizës ekonomike që ka pllakosur vendi.

 

Barometri i Ballkanit në anketën e vitit 2022 ka konstatuar se 59% e qytetarëve në Shqipëri kanë problemin më madhor, situatën ekonomike. Diferenca ëshë e ndjeshme në raport me vendet e tjera të rajonit. Konkretisht, sipas të dhënave të kësaj ankete situata ekonomike është problem madhor për 40% të qytetarëve të Kosovës, 41% të boshnjakëve, 41% të malazezëve  dhe 46% të serbëve.Është fakt se periudha e vështirë e pandemisë, si dhe rritja stratosferike e çmimeve, me të cilën qytetarët shqiptarë po përballen çdo ditë, nuk janë shoqëruar me asnjë mbështetje nga ana e Qeverisë. E gjithë barra shumë e rëndë e këtyre dy ngjarjeve me efekt ekonomik të jashtëzakonshëm për familjet e thjeshta shqiptare, ka rënë mbi qytetarët që varfërohen çdo ditë dhe më shumë.Ndërkohë Qeveria nuk ngurron të vazhdojë të paguajë miliona euro për inceneratorët, koncensionet grabitqare, tenderat me dhjetëfishin e çmimit dhe të marrë borxhe të njëpasnjëshme për të mbështetur oligarkët dhe klientët e saj fitimprurës.Situata tepër e rëndë që ka kapluar shtetin dhe në mënyrë të veçantë sektorët që lidhen me krijimin e të ardhurave, provohet edhe nga skandalet më të fundit në një sektor shumë delikat, siç janë doganat shqiptare ku situata paraqitet realisht skandaloze.Drejtimi i Doganave me kontrabandistë që do të luftojnë gjoja kontrabandën, nepotizimi flagrant në administratën e këtij sektori, me familjarë nga më të afërt, me fëmijë, burra, dhëndurë, në konflikt të hapur interesi, si dhe abuzimi me të ardhurat shtetërore ku sipas raportimeve në media, në çdoganime të caktuara, shtetit i humbasin deri në 80% të të ardhurave, tregon qartë që çdo sektor i qeverisjes është kthyer në një burim abuzimi, përfitimesh private dhe të paligjshme.Kjo Qeveri që vetëm vjedh dhe grabit qytetarët përditë, duke ja u bën të pashpresë të ardhmen, është edhe arsyeja pse të dhënat më të fundit të EUROSTAT, raportojnë jo vetëm dyfishimin e kërkesave për azilkërkim në vitin 2022, por edhe një rritje prej 108% të kërkesave për periudhën janar-maj, krahasuar me 5 mujorin e parë të vitit të kaluar.Të gjitha këto dhëna, të bëra nga publike nga raporte të institucioneve prestigjoze ndërkombëtare provojnë qartë atë që kemi thënë në krye të herës që Qeveria ka vetëm një axhendë antikombëtare, shpopullimin dhe falimentimin e Shqipërisë, që duhet dhe do ta ndalim një orë e më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *