E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Politikë

Meta pret Ministrin e Kultures së Maqedonisë: Zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Presidenti Meta priti  në një takim Ministrin e Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi.

Meta përgëzoi Ministrin Ademi për përparimin që po bën Maqedonia, veçanërisht në çështje kyçe që kërkojnë guxim dhe vendosmëri të madhe politike dhe shtetërore. Ai shprehu bindjen se vazhdimësia e kësaj qasjeje do të hapë perspektiva të reja si për zhvillimin e prosperitetin e Maqedonisë, ashtu edhe në marrëdhëniet në rajon.

Reklamë

Presidenti çmoi bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve tona, me besimin se agjenda e dakordësuar e Pogradecit do tëzbatohet me shpejtësi nga të dy vendet.

Kreu I Shtetit çmoi miratimin në Kuvendin maqedon të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, duke shpresuar për një zbatim të plotë dhe sa më të shpejtë të tij në të gjitha nivelet.

Reklamë

Në këtë kontekst ai theksoi se faktori shqiptar në Maqedoni ka mundësinë të rikonfirmojë qasjen e palëkundur integruese duke u angazhuar me të gjitha energjitë për suksesin e referendumit te 30 shtatorit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë