Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka takuar presidentin e vendit Ilir Meta, ku i ka prezantuar aktivitetet dhe planet e tij për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë.
Gjithashtu ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve në shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta duke përfshirë krijimin e hapësirave të gjelbra mes dy vendeve.
Nga ana tjetër presidenti Meta shprehu gatishmërinë e tij dhe shtetit shqiptar për thellimin e bashkëpunimit për ruajtjen e bukurive të shumta që kanë.
Presidenti Meta kishte edhe një porosi për Matoshin që të kujdeset për Prevallën pasi që sipas tij Prevalla është një vend shumë i bukur dhe ka një vlerë të veçantë gjë që e bënë atë ta këtë shumë për zemër.