Meta për Azem Hajdarin: Figurë historike, gjurmët e veprës së tij janë të përjetshme

Presidenti Meta mori ne simpoziumin “Ëndrra e Azemit: Shqipëria si Europa” dhe vizitoi ekspozitën e hapur me rastin e 20-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit.
Në fjalën e tij të rastit, Meta u shpreh:
“Është një kënaqësi e veçantë që të marr pjesë në një ngjarje të tillëqë na fton të gjithëve jo vetëm të kujtojmë këtë figurë epokale, Azem Hajdarin, por njëkohësisht edhe të reflektojmë për të ardhmen, veçanërisht për realizimin e ëndrrës së tij: Shqipëria si gjithë Europa!Gjurmët që la Azemi në historinë e kombit, me kurajon, guximin e veprën e tij janë të përjetshme.Shembulli i tij uroj të gjenerojë një angazhim më të madh tek rinia e sotme, që me shpirtin e lirë, energjinë e kurajon e saj, të udhëheqë proceset për europianizimin e plotë të vendit.”
“Dua të vlerësoj në mënyrë të veçantë edhe angazhimin e tij për çështjen kombëtare, për çështjen e Kosovës, që në dhjetor të vitit ’90 dhe në vijimësi. Kjo natyrisht lidhet me formimin e tij dhe edukimin që në familje, nga treva nga e cila vinte, por edhe duke qenë më i ndërgjegjshëm për padrejtësitë që vuanin shqiptarët në ish-Jugosllavi.Azemi ishte një njeri i lindur ‘i lirë’. Ishte një njeri i lindur ‘i guximshëm’, në genin e tij ‘demokrat’ dhe këtë e tregoi përgjatë gjithë jetës. Azemi ishte dhe një njeri i bashkëpunimit dhe njeri i kompromiseve, me vlera shoqërore dhe njerëzore të veçanta.”




