Subscribe

2 muaj para se të largohet nga presidenca, kryetari i shtetit nga shigjetuar marrëveshjen e 17 majit 2017 mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha.

 

Për kreun e shtetit Meta, të gjitha zhvillimet politike të 5 viteve të fundit, përfshi djegien e mandateve e bojkotin e zgjedhjeve janë pjesë e asaj marrëveshjeje.

 

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

 

“17 maji, dita me e erret e pluralizmit politik. Marreveshja e turpshme dhe tinëzare, në errësirë, tashmë është ekspozuar para dritës së diellit.”

 

E ndërsa Lulzim Basha është larguar nga drejtimi i PD, sulmet më të ashpra presidenti Meta i artikuloi ndaj kryeministrit Edi Rama. Thirrjet e liderit të mazhorancës drejtuar SPAK-ut për të hetuar Sali Berishën e Ilir Metën, kryetari i shtetit i ka reduktuar në një lëvizje politike për të hequr vëmendjen nga inceneratorët.

 

“Kush e ka penguar atë të hetojnë Ilirin dhe Saliun. U bën thirrje të hetojnë Ilirët për kërkime arkeologjike. Që të mos hetojnë Stelën, Mërtirin dhe Zoton dhe gjithë grupin kriminal që drejton Shqipërinë.”

 

Por pavarësisht se prej 5 vitesh Ilir Meta e Edi Rama janë kundërshtarë politikë, vetë Meta nuk e ka përjashtuar që një ditë të jenë sërish aleatë.

 

“Për këdo që kërkon të bashkëpunojë me Ilir Metën me 25 Korrik kam vetëm një kusht. Kushtetuta ndryshohet vetëm me referendum.”

 

Presidenti i republikës përgënjeshtroi edhe njëherë shkrimin e gazetës austriake, ku ai akuzohej se kishte paguar 700 mije dollarë për një foto në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

 

Kreu i shtetit sqaroi se në atë ceremoni ishte ftuar si kryetar i parlamentit dhe përsëriti se do të padisë gazetën austriake për këtë shkrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *