E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Meta në Fierzë, festë për nxënësit e Shkollës 9-vjeçare

 

Ndalesën e parë të vizitave në rrethin e Tropojës, presidenti Meta e bëri në fshatin Fierzë, ku mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare “Matosh Uka”.

Reklamë

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

 

Reklamë

Ndihem shumë i lumtur të marr pjesë në ceremoninë e rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare ‘Matosh Uka’ në Fierzë të Tropojës, që falë bujarisë së qeverisë japoneze dhe kompanisë së Sigurimeve SIGAL, ka sot kushte plotësisht moderne.Me urimin për një vit të mbarë shkollor, jam besimplotë se këta nxënës të mrekullueshëm, duke ndjekur ëndrrat e tyre, do të jenë nesër elita intelektuale e vendit,  ashtu si shumë prej të parëve të tyre që ndër vite i kanë dhënë krenari Tropojës dhe Shqipërisë.”.

 

Ky investim në këtë shkollë u realizua falë fondeve të Qeverisë Japoneze dhe Kompanisë së Sigurimeve SIGAL.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë