Subscribe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte pjesë veprimtarisë përkujtimore për të internuarit dhe viktimat e kampit famëkeq në Tepelenë.

 

Nga Tepelena ku mori pjesë në nderimin e viktimave të kampit famkeq ne Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare Presidenti Ilir Meta beri apel per drejtesi per viktimat e regjimit komunist ne Shqiperi.

 

“Keqinterpretimi i historisë mund të nxisë urrejtje dhe racizëm, ndërkohë që pajtimi mund të arrihet vetëm përmes nxjerrjes në dritë të të vërtetës, nëpërmjet transparencës së fakteve dhe ngjarjeve të ndodhura në këto kampe vdekjeje.   Pajtimi, gjithashtu, mund të arrihet duke kërkuar të falur, duke pranuar përgjegjësitë, duke shprehur respekt për të gjitha viktimat e regjimit totalitar dhe duke respektuar ata që luftuan kundër tiranisë dhe shtypjes.  Drejtësia për viktimat e regjimit komunist dhe totalitarist është thelbësore. Kërkimi i së vërtetës, hapja e arkivave, procedurat e lustracionit, rehabilitimi, integrimi dhe dëmshpërblimi i tyre janë disa nga mënyrat për t’u shprehur atyre dhe familjarëve të tyre mirëkuptimin, simpatinë dhe njohjen e vuajtjeve të tyre.”

 

Gjatë këtij aktiviteti kreu i shtetit dekoroi me titullin “per merita të vencanta” 4 nga heronjtë, siç i cilësoi ai, që dëshmojnë makabritetin e atij regjimi dhe dhunën e torturën që është ushtruar në kampin e Tepelenës.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *