Subscribe

Pas akuzave te ashper verbale ndaj Kryeministrin ne konferencen e fundit per shtyp ku u duk qarte se tashme kishte nisur “lufta” mes Kryeministrit dhe Presidentit, ky i fundit tashme duket se i eshte kthyer nje tjeter arme, asaj te dekreteve.

Ne 12 oret e fundit kreu i shtetit i ka kthyer Kuvendit per rishqyrtim tre ligjie.

I pari ishte ne oret e vona te se henes dhe ishte ai “Për rezervat materiale të shtetit”, i cili i jepte autoritetin Kryeminstrit, jo me Keshillit te Ministrave, te bente levirimin apo shitjen e mallrave te grupit A, ku perfshihet dhe ari.

Ne argumentin e kthimit te ketij Ligji, Meta nenvizon se sipas tij kjo mënyrë e re e lëvrimit të mallrave pjesë e rezervës shtetërore nëpërmjet “Urdhërit të Kryeministrit”, nuk garanton plotësisht mbrojtjen e interesit publik në procedurat e administrimit dhe lëvrimit të mallrave me vlerë.

12 ore pas ketij dekreti, Meta refuzon serish Qeverine. Kete here per ligjin “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”.

Edhe ne argumentimin e ketij ligji, Ili Meta sulmon Keshillin e Minsitrave, pasi sipas tij ky ligj autorizon Këshillin e Ministrave, për të përcaktuar kushtet që duhet të plotësojnë kërkuesit e tjetërsimit me kontratë të pronës shtetërore dhe kjo gje sipas Metes eshte ne kundershtim me ligjet qe jane ne fuqi.

Ilir Meta ka kthyer ne Kuvend per rishqyrtim dhe ligjin per “Veteqeverisjen Vendore”, por kete here duke kundershtuar vetem 2 nene te tij ato qe kane te bejne me kompetencat e Keshillit Bashkiak lidhur me tjetersimin e pronave.

Nje kompetence e re kjo, qe sipas kreut te shtetit ne kushtet kur nuk ka asnje dispozite ligjore mbi menyren se si do te veprohet, krijon shteg për abuzim dhe mundësi që në praktikë kjo kompetencë e re të keqpërdoret me pasoja të pariparueshme për pronën publike.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *