Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit shkruan se ky ishte një takimin konstruktiv, sipas tij kryesimi i radhës i OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020 është përgjegjësi dhe arritje e madhe.

 

“Takim shumë konstruktiv me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella. Kryesimi i Rradhës i OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020 është përgjegjësi dhe arritje e madhe. Shqipëria duhet tē reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet mē tē mira të OSBE. Kemi besim tek mbështetja dhe bashkëpunimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *