Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehu ngushëllimet e tij për ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Ostren të Bulqizës. Meta u shpreh në “Facebook” i tronditur nga tragjedia. Ai ofroi mbështetje për familjen Tolaj, ndërsa u lut për shërim të shpejtë për vajzën e mitur që ndodhet në gjendje të rëndë.
 

“Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Ostren të Bulqizës. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Tolaj, të afërmit dhe mbarë komunitetin e Bulqizës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur që po merr ndihmën mjekësore. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj!”

 

 

Më herët ngushëllime shprehu edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Rajmonda Tolaj, së bashku me dy fëmijët, Rudina dhe Fajtoni humbën jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesën e tyre. Në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet vajza e vogël 14-vjeçare, Merita.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *