E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta: Duhet qeveri besimi

Ilir Meta propozoi mbrëmjen e se hënës një qeveri besimi. Këtë qëndrim, ai beri të qarte pas mbledhjes së kryesisë së Lëvizjes Socialiste per Integrim dhe një dite pas darkës me kryeministrin Edi Rama, ne njërin prej restoranteve te Pazarit te Ri.

 

Sipas Metës, reformat e bllokuara nga një situatë politike tejet e tensionuar, duhen zhbllokuar përpara se të jetë shumë vonë. Dhe zgjidhjen e vetme, kreu i LSI-se e gjen te dialogu mes Ramës e Bashës.

 

Reklamë

Sa i takon vazhdimësisë se koalicionit, ai thotë se është gati per vazhdimësinë me Partinë Socialiste, por me kushtin që opozita të jete pjese e procesit zgjedhor.

 

Ne funksion te zhbllokimit te situatës, Meta deklaron se LSI është gati te dorëzojë postet dhe mandatet politike.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë