Subscribe

Pas shkarkimit, Ilir Meta deklaroi se disa deputetët kanë marrë para me qëllim për të votuar pro shkarkimit të tij nga detyra e Presidentit.

 

“Unë jam përfshirë në fushatë për mbrojtjen e zgjedhjeve, kam bërë fushatë të hapur, denonco krimin elektoral. Janë gati 30 denoncime që janë nisur nga institucioni i Presidentit, në ato institucione që merren me këto çështje. Nuk ekziston ndonjë Kuvend i tillë në të gjithë kuptimin e fjalës. Ai kuvend është turpi i atyre që e krijuan, përjashtoj atë që ka ndodhur atë ditë që kam qenë në Gjermani, është një nga faqet më të errëta të Shqipërisë. Faqen e zezë të gjitha ata që e bënë këtë gjë dhe që nxorën Presidentin e Republikës në pritë, sepse e lanë pa asnjë mbrojtje Republikën.”

 

Ai shtoi se Parlamenti tentoi të pushtonte Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha zyrat publike.

 

“Ka shumë arsye ky Kuvend që iku të votojë në këtë mënyrë, sepse, ju e dini që Presidenti ndalojë në 8 qershor, një gjakderdhje të 2019-ës, e cila do të shërbente për të shpallur opozitën në Shqipëri si një organizatë terroriste. Është normale që ky parlament, nuk më plas cipa fare se sa euro kanë marrë për të shkarkuar Presidentin. Ata donin të pushtonin gjykatën Kushtetuese dhe të gjithë institucionet dhe zyrat publike, çdo vend pune në Republikën e Shqipërisë, ishte Presidenti dhe populli i jashtëzakonshëm i 2 marsit, që frenoi atë proces. Po kështu, kam pasur shumë arsye për të bërë këtë shkarkesë mllefi ndaj Presidentit, sepse kam mbrojtur çdo veprim për të cënuar sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë.”

 

Meta përshëndeti edhe urdhrin ekzekutiv të Presidentit të SHBA, Joe Biden, për të bllokuar pasuritë dhe hyrjen në Amerikë të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *