Subscribe

Kjo e mërkurë për presidentin Ilir Meta nisi me një mesazh të fortë drejtuar të rinjve shqiptarë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ai u bëri thirrje atyre të bëhen bashkë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

Meta tha se shpresat e të gjithëve janë tek të rinjtë.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, apeli im për të gjithë ju të rinj e të reja kuq e zi është: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË! Është koha të mbroni të ardhmen e Shqipërisë dhe unë besoj në vetëdijen dhe përgjegjshmërinë e madhe që do të merrni për ta ushtruar me vendosmëri dhe shqiptari këtë detyrë të lartë! KOHA QË ZËRI JUAJ TË DËGJOHET! PO, SHQIPËRIA DO BËHET NGA RINIA! NËSE JO JU, KUSH TJETËR?! O SOT, O KURRË! 🇦🇱”

Kreu i shtetit shtoi në reagimin e tij në “Facebook” se shpesh të rinjtë hasin pengesa, përjashtime dhe zhgënjime të mëdha në rrugën e tyre.

Këto arsye i detyrojnë ata, sipas Metës, të largohen nga vendi. Por presidenti bëri thirrje që kjo gjë të ndryshojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *