Subscribe

Ky është akt konstatimi i firmosur nga instituti i ndërtimit sipas te cilit në shkollën “Kongresi i Lushnjës” duhet të pezullohet procesi mësimor pasi ndertesa eshte dëmtuar rende nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Por pavarësisht ketij urdhri mësimi ka vijuar. Ne keto kushte shume prinder kane zgjedhur qe te mos i dërgojnë femijet e tyre ne shkolle pasi sipas tyre  godina nuk ofron siguri.

 

Sipas aktkonstatimit të datës 3 dhjetor godina e kësaj shkolle ka patur plasaritje të konsiderueshme në muret e saj, ndërkohë që suvaja e palestrës është rrezuar. Megjithe këmbënguljen per te marre nje sqarim se perse eshte vendosur rifillimi i mësimit, drejtuesit e shkollës Kongresi i Lushnjës kane preferuar te heshtin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *