E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mes tensionit dhe kaosit, nis seanca plenare në Kuvend

Në Kuvendin e Shqiëprisë ka nisur seanca plenare, mes tensioneve dhe përplasjeve.

E para mbajti fjalën ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, teksa situata në sallë është e qetë.

Reklamë
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.9.2024.
2. Njoftime
3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri””.
4. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqesuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i dytë.
5. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e përfaqesuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i dytë.

Ndërkohë jashtë, deputetët demokratë kanë bllokuar hyrjet dhe janë përplasur me kolegët socialist.

Ata kanë tentuar të ndalojnë edhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali të hyjë në Kuvend, por ajo është futur nga një hyrje anësore. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë