Kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar këtë të premte me presidenti rus Vladimir Putin në Moskë. Vizita vjen në momentin e përplasjeve të mëdha, vetëm disa ditë pas marrjes nën kontroll të Afganistanit nga talebanët.

 

Çështjet kryesore që pritet të diskutojne dy liderat janë situata kaotike që është krijuar në Kabul , keqtrajtimi i opozitarit Alexei Navalny si dhe tensionet me ukrainën.

 

Ndërkohë nder  temat kyce pritët të jetë edhe  projekti i  “Nord Stream 2”, tubacioni i gazit që është kundërshtuar shpesh here  nga shtetet e bashkuara të Amerikës.

 

Merkel vizitoi Rusinë një vit nga ngjarja ku Navalny u sëmurë rëndë ndërsa ishte në një aeroplan që fluturonte mbi Siberi. Udhëheqësi i opozitës u transferua për trajtim mjekësor në Gjermani, ku autoritetet  zbuluan se ai ishte helmuar me një agjent nervor. Për Merkel kjo vizitë është e fundit si kancelare pasi ajo do të largohet nga politika pas zgjedhjeve të përgjithshme ne Gjermani në shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *