E diel, 25 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Video · Vendi

Mema: S’ka pajisje përgjimi

“Nuk bëhet fjalë për pajisje përgjuese, e cila ndodhet Akademinë e Policisë.”

Në këtë mënyrë u përgjigj kreu i Akademisë së Policisë në një intervistë për vizion Plus, pyetjes se a ndodhet pajisja e përgjimit dhe gjurmimit në ambientet e institucionit qe ai drejton. Lidhur me dyshimet se partnerët italiane të Interforcës se, po trajnojnë efektivët e rinj të policisë, për të përdorur pajisjen e gjurmimit, Mema shprehet se ky është pretendim absurd, pasi çdo stërvitje e përbashkët është e regjistruar. Një ditë më parë, u thirrën në Prokurori, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe numri dy i policisë Ardian Çipa, të cilët kanë dëshmuan për 3 orë në lidhje me pajisjen e përgjimit. Ata dhanë shpjegime para hetuesve në lidhje me kete çështje. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës, nuk ka asnjë përgjigje nga Ambasada Italiane për Interforcën, lidhur me aparaturën qe pretendohet nga opozita se përdoret për përgjimin e celularëve të zyrtarëve të lartë. Sipas akuzës, krahas pritjes së përgjigjes nga ambasada, prokuroria i ka kërkuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të evidentojë nëse ndonjë pajisje e tillë përgjimi është regjistruar në sistemin e tyre apo është zhdoganuar.

Reklamë

 

 

Më shumë video

Reklamë