Rusia i është rikthyer retorikës së përdorimit të armëve bërthamore në Ukarainë.

 

Këtë herë ishte ish-presidenti Dimitri Medvedev i cili ka vënë bast që perëndimi nuk do të përfshihet në një konflikt atomic  me Rusinë edhe nëse kjo e fundit i përdorë ato armw kundër Kievit.

 

DMITRY MEDVEDEV

ISH-PRESIDENTI I RUSISË

 

Unë besoj se NATO nuk do të ndërhynte në një konflikt me skenar apokaliptik. Siguria e Uashingtonit, Londrës, Brukselit është më e rëndësishme për Aleancën, sesa fati i Ukrainës së padobishme.

 

Gjithsesi ish-presidenti rus tha se ishte shumë e pamundur që kushtet për një përgjigje bërthamore nga Moska të krijoheshin në Ukrainë.

 

DMITRY MEDVEDEV

ISH-PRESIDENTI I RUSISË

 

Kushtet që lejojnë përdorimin e arsenalit bërthamor të Rusisë janë deklaruar qartë dhe publikisht në doktrinën bërthamore të vendit. Moska do ti përdorë armët e saj më vdekjeprurëse vetëm nëse ajo ose një nga aleatët e saj sulmohet me armë të shkatërrimit në masë ose nëse ekzistenca e saj është në rrezik.

 

Ndërkohë që në territoret e pushtuara të Ukrainës po zhvillohet referendum për bashkim me Rusinë, është e paqartë nëse Medvedev i cilëson edhe këto territore si pjesë integrale e Rusisë gjë e cila do të fuste në përdorim protokollet për mbrojtje me armë bërthamore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *