Kryetari i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt u takua këtë te marte me partitë e vogla opozitare, ne një takim te kërkuar prej tyre.

 

Kryerepublikani Fatmir Mediu mbrojti qëndrimin se shtyrja e zgjedhjeve është domosdoshmëri.

 

Por për ambasadorin Borchardt shtyrja nuk është një opsion pasi sipas tij ndryshimi i datës se zgjedhjeve është proces i komplikuar.

 

Sigurisht që shtyrja e zgjedhjeve ndodhi në 2007-n, por a është kjo një zgjidhje e mirë? Kjo është diçka që duhet ta vendosin aktorët politikë në vend. Pastaj, vetëm shtyrje? Çfarë do të ndryshonte kjo? Për momentin kemi një datë zgjedhjesh, 30 qershorin. Pikë. Ndryshimi i datës është një proces i ndërlikuar.

 

Borchardt edhe njëherë apeloi për dialog dhe gjetjen e një zgjidhje, e cila do duhet gjetur ne Shqipëri.

 

Të mendojnë për një zgjidhje, dhe kjo zgjidhje duhet gjetur në Shqipëri. Ka shumë mënyrë për të gjetur një zgjidhje, por u takon atyre dhe partive të tjera politike që të bien dakord për njërën prej tyre. Ne i nxitim partitë politike të ecin përpara, të gjejnë zgjidhje dhe ne jemi ata që mund të japin ekspertizë se cilat zgjidhje mund të funksionojnë dhe si mund të funksionojnë. Por se cila do të ishte zgjidhja e mirë për një vend, ky është një vendim sovran. Ne vetëm mund të këshillojmë për funksionimin e këtyre zgjidhjeve

 

Kreu i republikaneve theksoi se partitë e vogla do ti drejtohen presidentit te republikës duke shpresuar ne ndërhyrjen e kreut te shtetit për ti dhënë zgjidhje krizës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *