Subscribe

Akoma nuk ka një marrëveshje mes Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike për mënyrën sesi do të garojnë në zgjedhjet e prillit. Teksa të gjithë janë në pritje të firmosjes së një koalicioni, kryerepublikani Fatmir Mediu tha se aty duhet të përfshihen logot e të gjitha partive përkatëse.

 

“Është shumë e rëndësishme që koalicioni të përfshijë logot e të gjithë partive përkatëse, me një emër koalicioni të caktuar dhe po ashtu, edhe peshën e partive politike në të gjitha qarqet dhe rajonet. Neglizhimi i peshës së partive politike apo strukturave të tyre organizative dhe elektorale, mendoj që është në dëm të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por edhe të suksesit elektoral. Po ashtu mendoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky koalicion, jo vetëm koalicioni rreth Partisë Demokratike, por dhe koalicioni me LSI-në, duhet të jetë një koalicion i cili qartësisht të ketë një platformë të qartë pro europiane, pro interesit kombëtar, në shërbim të punësimit, ndërtimit të institucioneve, zhvillimit normal të demokracisë, problemeve që na shoqërojnë sota.”

 

Fatmir Mediu, gjatë një takimi me përfaqësues të Këshillit Politik të PR, tregoi se çfarë ka kërkuar nga PD.

 

“Dua ta ritheksoj, Partia Republikane nuk i ka kërkuar asnjë gjë Partisë Demokratike, por ka kërkuar vlerësimin e peshës elektorale të Partisë Republikane dhe kemi kërkuar që të kontribuojmë me kandidatët apo me strukturat tona, në mënyrë që deputetët, që mendoj janë deputetë të koalicionit dhe jo deputetë të njërës apo tjetrës parti, por të koalicionit opozitar, të gëzojnë mbështetjen në çdo qendër votimi të Partisë Republikane.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *