Subscribe

Kryerepublikani Fatmir Mediu është i vetmi politikan, i cili ka vendosur të dalë kundër akteve të qeverisë në betejën kundër pandemisë, duke goditur në Gjykatën Kushtetuese vendimin e fundit që ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave.

 

Sipas Mediut ky ndalim cënon liritë e garantuara në kushtetutë dhe dëmton partitë në këtë periudhë fushate elektorale.

 

 

“Mendoj që vendimi që është marrë nga qeveria, për ndalimin e tubimeve dhe takimeve politike bie ndesh me Kushtetutën, sepse krijon pabarazi politike në një kohë që jemi në një proces zgjedhor”, tha Mediu.

 

 

Pavarësisht debateve mes mazhorancës dhe opozitës për menaxhimin e pandemisë, askush përveç republikanëve nuk ka kritikuar masat e qeverisë për ndalimin e përhapjes së koronavirusit; nga presidenti Meta, tek kryeministri Rama, lideri i opozitës Basha e deri tek Kryemadhi e cila për shumë kohë e ka injoruar virusin; të gjithë kanë shmangur takimet me më shumë se 10 persona.

 

 

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 4 anëtarë e mund të vendosë nëse kërkesa e republikanëve duhet apo jo të kalojë për shqyrtim në seancë plenare.

 

Nëse gjyqtarët vendosin pro kërkesës atëherë Mediu duhet të presë plotësimin e kushtetueses për vendimin final.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *