Subscribe

Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar për herë të parë një nga aktet kufizuese të vendosura nga qeveria në betejën kundër pandemisë së koronavirusit, raporton Vizion Plus.

Gjyqtarët kanë dëgjuar sot argumentet e kryerepublikanit Fatmir Mediu, i cili kërkon shpalljen anti-kushtetues të kufizimeve për tubimin e qytetarëve gjatë fushatës elektorale.

 

FATMIR MEDIU

KRYETAR I PR

 

“Veprimtaritë e Edi Ramës tentojnë që të krijojnë karantinë për opozitën. Në një kohë që i ka lejuar vetes dhe përmes vlerësimeve të komitetit, që parlamenti të mblidhet, qeveria apo dhe pushteti lokal të bëjë aktivitete mbi 10 veta dhe kufizon opozitën. Kjo është situatë e papranueshme, antikushtetuese dhe ligjore s’mund të ketë dy  standarde sepse s’mund të trajtohet ndryshe kryetari i partisë , kryeministri dhe kryetari i bashkisë e ndryshe opozitarët.”

 

Mediu është i vetmi politikan që i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese kundër vendimit të qeverisë për te kufizuar takimet në vetëm 10 persona si një nga strategjitë në betejën kundër koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *